Bedri Hamza për ish-krerët e UÇK-së: I mungojnë tërë Kosovës, pres lirimin e tyre

Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, ka folur për ish-krerët e UÇK-së Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin, të cilët aktualisht ndodhen në Hagë.

Para një tubimi në diasporë, Hamza ka thënë se ndihet i lumtur që ka pasur fatin e jetës të punojë me ish-krerët e UÇK-së, Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin.

“Sa herë flas për ta flas edhe me emocion. Jam i lumtur që kam pasë fatin e jetës të punoj me ta dhe bashkë përkrah tyre”, ka thënë Hamza ndërsa është brohoritur nga mërgata në Gjermani.

Tutje, Hamza ka theksuar se ish-krerët e UÇK-së i mungojnë jo vetëm familjes, por edhe tërë Kosovës.

“Unë pres që ata të lirohen dhe t’i kthehen familjeve, të na kthehen neve dhe t’i kthehen Kosovës”, ka thënë Hamza.

Lexo edhe:  Kontrolloni llogaritë, Ministria i ekzekuton 100 eurot për një kategori