Bastisje në tetë lokacione në Leposaviq, dyshohet për mall të kontrabanduar

Të paktën tetë lokacione në veri të Mitrovicës janë bastisur të mërkurën nga Policia.

Zëvendësdrejtori i Policisë për këtë rajon, Veton Elshani, ka bërë të ditur se dy nga këto biznese kanë qenë të regjistruara, ndërsa gjashtë të tjera jo.

Bastisjet kanë ndodhur në Soqanicë, Kamen dhe Leshak të Leposaviqit, nën dyshimin për mall të kontrabanduar me ç’ rast në bastisje janë thirrur edhe njësiti anti-kontrabandë i Doganës, Krimet Ekonomike dhe Administrata Tatimore e Kosovës.

Elshani më tej ka njoftuar se nuk ka të arrestuar.

“I lusim qytetarët e veriut të Kosovës që t’i regjistrojnë bizneset e tyre dhe mos të vënë në qarkullim mallra të kontrabanduara pasi që pasojat juridike për ta janë të mëdha”, ka bërë thirrje më tej ai.

Lexo edhe:  Kjo është shuma që Naim Murseli dyshohet se ia dha dorasit për ta vrarë gruan e tij