Banesë shtëpi, dy ara dhe gati 20 mijë euro kursime në bankë – kjo është pasuria e Faton Pecit

Ministri në detyrë i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci ka deklaruar në Agjencinë Kundër Korrupsionit (AKK) se posedon 378 mijë e 500 euro pasuri të paluajtshme.

Peci ka deklaruar si pasuri të paluajtshme një banesë në vlerë 67 mijë e 500 euro, të cilën ka deklaruar se e ka blerë me kredi, një shtëpi në vlerë 40 mijë euro,  të trashëguar, një arë në vlerë 250 mijë euro, të trashëguar dhe një arë tjetër në vlerë 21 mijë euro.

Peci ka deklaruar se posedon edhe një veturë që kap vlerën e 11 mijë eurove.

 

Ai ka deklaruar se ka 19 mijë e 403 euro para të gatshme në bankë, ndërsa gruaja e tij ka 4 mijë e 717. Derisa ka 1 mijë e 668 euro detyrime financiare.

Peci vazhdon ta paguajë kredinë për blerjen e banesës, për të cilën i ka mbetur ta paguajë edhe shumën prej 1 mijë e 668 euro.

 

Të hyra vjetore nga puna si Ministër, Peci ka deklaruar 19 mijë e 299 euro, ndërkaq mëditje 4 mijë e 594 euro.

Bashkëshortja e tij ka të hyra vjetor në vlerë 10 mijë e 560 euro.

Lexo edhe:  Tenton t’i tejkalojë motoristët me veturë, ata e sulmojnë e ia drejtojnë armën