Bananja e parë “Made in Kosova”, po bëhet në Drenicë nga Shaqë Rrota

Shaqë Rrotën e njohin të gjithë në Mitrovicë si njëlloj komediani që mban emision argëtues.

Mirëpo, pak kush e ka njohur si pemëtar.

Por, ai rezulton që është një kultivues i shumë llojeve të frutave, madje edhe bananes.

Ai thotë se djali i tij nga Sllovenia i ka sjellur këtë pemë dhe po pritet që shpejt të nxjerrë fruta.

Shaqa, përveç bananes, kultivon edhe shega e mandarina në oborrin e tij.

Lexo edhe:  Rast i rëndë: Ky është 64-vjeçari nga Podujeva i cili humbi jetën aksidentalisht në oborrin e shtëpisë së tij