Balenë e rrallë në ujërat shqiptare, arkitekti i njohur ndan pamjet

Një balenë është parë duke notuar qetësisht në ujërat e kristalta pranë gadishullit të Karaburunit, një pamje e rrallë që është regjistruar nga arkitekti i njohur Artan Shkreli.

Ai ndau videon emocionuese në rrjetet sociale, duke përshkruar momentin si një përvojë të veçantë dhe mbresëlënëse.

Sipas raportimeve të A2 Televizion, kjo është hera e parë që prej vitit 2020 që një balenë raportohet në këtë zonë të Detit Jon, një sinjal pozitiv për shëndetin dhe biodiversitetin e ekosistemit detar shqiptar.

Screenshot
Lexo edhe:  “Lifti pati probleme disa ditë me radhë”- Çka thotë dosja për pronarët e firmës, ku neglizhenca e tyre çoi në vdekjen e 41-vjeçares në Prizren