Bahtiri viziton në Spitalin e Mitrovicës familjen që u rrahën në veri, tregon gjendjen e tyre

Një familje kosovare është ndaluar nga serbët e maskuar në veri të vendit teksa po udhëtonin drejt Zvicrës, ku janë rrahur dhe u është marrë vetura.

Veriu.info raportoi për këtë ngjarje të rëndë, dhe 5 persona kanë përfunduar në spital.

Ish kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka vizituar këtë familje dhe ka dhënë detaje për gjendjen e tyre.

“Republika e Kosovës është shtet i pavarur e sovran, dhe askush nuk mund ta cenoj sigurinë dhe integritetin territorial të saj.” – ka shkruar Bahtiri.

Postimi i plotë i Bahtirit:

Situata në veri është e tensionuar për shkak të grupeve kriminale famkeqe serbe të dirigjuara nga Beogradi.

Pjesëtarë të këtyre grupeve serbe me maska kanë ndaluar një familjare kosovare që po shkonte në Zvicër, duke i rrahur edhe ua marrë veturën. Këta qytetarë po kurohen në spitalin e Mitrovicës, të cilët sapo i vizitova dhe fatmirësisht gjendja e tyre shëndetësore është stabile.

Ftoj qytetarët serbë të Republikës së Kosovës që mos t’iu bashkohen grupeve kriminale në veri dhe të kontribuojnë për qetësimin e situatës.

Republika e Kosovës është shtet i pavarur e sovran, dhe askush nuk mund ta cenoj sigurinë dhe integritetin territorial të saj.

Institucionet e Kosovës janë të obliguara të kujtesën për zbatimin e Kushtetutës në çdo pëllëmbë të terroritorit.

Lexo edhe:  Lajm i keq, çmimi i naftës nis të rritet sërish