Babai në Prizren gjuan dy herë me armë djalin dhe vajzën e tij

Një person është arrestuar nga Policia e Kosovës në Prizren, pasi që ka gjuajtur me armë në drejtim të vajzës dhe djalit të tij.

Sipas Policisë së Kosovës, në stacionin policor janë paraqitur viktimat të cilët kanë raportuar se babai i tyre ka gjuajtur dy herë në drejtim të tyre, por pa pasur të lënduar.

Arma është sekuestruar, i dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 07:00 në Prizren.

Lexo edhe:  Për herë të parë në QKUK bëhet thyerja laserike e gurëve në traktin urinar tek një fëmijë trevjeçar