Babai me dy djemtë u qëlluan me armë zjarri
Një incident që ndodhi sonte në Pejë, dyshohet se ka eskaluar në përdorimin e armës dhe për pasojë ka persona të plagosur.
Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe tashmë pritet të dalë edhe Prokurori i Shtetit, raporton Sinjali.
Në një prononcim për Sinjalin, prokurori kujdestar tha se tre persona janë plagosur. Ndërkohë Sinjali ka mësuar se viktimat janë një burrë me dy djemtë e tij.
Sinjali ka mësuar ekskluzivisht se i dyshuari është Agron Gashi