Babai me dy djemtë u qëlluan me armë zjarri

Një incident që ndodhi sonte në Pejë, dyshohet se ka eskaluar në përdorimin e armës dhe për pasojë ka persona të plagosur.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe tashmë pritet të dalë edhe Prokurori i Shtetit, raporton Sinjali.

Në një prononcim për Sinjalin, prokurori kujdestar tha se tre persona janë plagosur. Ndërkohë Sinjali ka mësuar se viktimat janë një burrë me dy djemtë e tij.

Sinjali ka mësuar ekskluzivisht se i dyshuari është Agron Gashi

Lexo edhe:  Lajm i mirë: Qeveria ndan mbi 3 milionë euro për të blerë armë speciale dhe autoblinda për Policinë