Babai i hyn dajak vajzës së mitur pasi piu alkool në një aheng familjar, përfundon në ndalim policor
Jo rrallëherë prindërit përfundojnë në pranga për shkak të keqtrajtimit që ua bëjnë fëmijëve. Në shumicën e këtyre rasteve, viktima janë të miturit, ndaj të cilëve ushtrohet dhunë fizike e psikike. Për një rast të tillë, ka rënë në pranga dje një burrë në Leposaviq,.
Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë bëjnë me dije se rasti është zbuluar pasi vajza 17-vjeçare ka raportuar në Polici se është sulmuar fizikisht nga babai i saj, të shtunën në orët e mbrëmjes.
Bazuar në dëshminë e vajzës, babai i saj e ka rrahur për shkak se ajo kishte konsumuar pak alkool në një dasmë ku kanë marrë pjesë familja e tyre.
Si pasojë e dhunës së përjetuar, ajo ka marrë lëndime trupore dhe ka kërkuar ndihmë mjekësore në spital, ku edhe po trajtohet.
Ndërkohë i dyshuari është dorëzuar vet në stacion policor, ku është intervistuar lidhur me rastin për të cilin dyshohet.
Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim që i dyshuari të dërgohet në mbajtje dhe i njëjti do të hetohet nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Dhunë në familje’.