U ndalua për kundërvajtje në trafik, Policia i gjen drogë shoferit 24-vjeçar në Lipjan

Abuzimi me substanca narkotike nga të rinjtë mbetet një shqetësim i madh në shoqërinë kosovare. Edhe më shqetësues këtë dukuri e bën mungesa e trajtimit preventiv nga institucionet. Varësia nga droga sa vjen e shtohet dhe kjo dëshmohet çdo ditë me kapjen dhe arrestimin e dhjetëra personave konsumues e shpërndarës të substancave narkotike.

Një rast i tillë është zbuluar edhe të dielën në mbrëmje në Lipjan, ku Policia ka ndaluar një veturë, pasi shoferi 24-vjeçar kishte kryer kundërvajtje në trafik.

Por pas kontrollit, zyrtarët policorë ia kanë gjetur një sasi të substancës narkotike, të llojit marihuanë.

Sasia e drogës është sekuestruar, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe shoqëruar në stacion policor për intervistim, ku ka dhënë deklaratën e tij lidhur me veprën me të cilën ngarkohen.

Pas përfundimit të proceduarve policore, Prokurori ka urdhëruar ndalimin e tij dhe inicimin e rastit ndaj tij për veprën penale “Posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”.

Lexo edhe:  Këta janë pesë personat e dyshuar për përleshjen që ndodhi mes dy grupeve te Rruga C