Arrestohet një person në Gjilan, dyshohet se dhunoi një vajzë të mitur

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person në Gjilan, i dyshuar për dhunimin e një vajze të mitur.

Siç njofton Policia, ata ishin duke bashkëjetuar.

“Gjilan 11.06.2023 – 22:23. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi dyshohet se kishte bashkëjetuar me viktimën femër kosovare e mitur dhe dyshohet se është kryer vepra e lartcekur”, thuhet në njoftim.

Policia shton tutje se, palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje ndërsa viktima është dërguar në strehimore.

Lexo edhe:  Bora e parë në Kredaricë rë Sllovenisë