Avni Dehari i VV-së ia ndërpreu fjalën Memli Krasniqit, por jo Igor Simiqit të Listës Serbe

Kryesuesi i seancës konstituive, Avni Dehari, sot ka bërë një veprim të çuditshëm.

Gjatë seancës së sotme, deputeti i VV-së ia ka ndërprerë fjalën kryetarit të PDK-së, Memli Krasniqi, por jo edhe deputetit të Listës Serbe, Igor Simiq.

Derisa e kishte ftuar kryetarin e PDK-së të propozonte një emër për anëtarë të Komisionit për Votim të Fshehtë për Kryeparlamentar, kryetari i PDK-së kishte thënë se një gjë e tillë është në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës.

Ndonëse Krasniqi ka folur vetëm pak sekonda, Dehari i VV-së ka urdhëruar regjinë të ia ndërpres fjalën.

Pas Krasniqit, në foltore të Kuvendit ka dalë deputeti i Listës Serbe, Igor Simqi.

Ani pse deputeti serb ka folur më gjatë se Krasniqi i PDK-së, Dehari nuk ia ka ndërprerë fjalën.

Lexo edhe:  “I kapur për fyti” – publikohet momenti i sulmit ndaj kryetarit Gazmend Muhaxheri