Drejtori i Përgjithshëm i Policisë shihet me armë në brez në Banjskë

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës Kolonel Gazmend Hoxha, ka zhvilluar vizitë në Banjskë të Zveçanit, pas sulmit terrorist atje mbi Policinë e Kosovës. Ndonëse jo me uniformë zyrtare të policisë, drejtori Hoxha ka vendosur armën në brez.

Nga atje, Drejtori i Policisë Gazmend Hoxha i shoqëruar edhe nga zyrtarë policorë dhe të KFOR-it, inkurajoi policët të kryejnë detyrat me qëllim të krijimit të një sigurie më të madhe për të gjithë qytetarët pa dallim.

Në njoftimin dërguar mediave bëhet e ditur se Drejtori i PK-së, shprehu mirënjohje ndaj zyrtarëve policorë dhe i falënderoi ata “për punën e tyre të suksesshme dhe profesionale në menaxhimin e situatës së sigurisë dhe parandalimin e aktiviteteve kriminale dhe terroriste”.

Lexo edhe:  Grenell: Kurti i tregoi gishtin e mesëm ShBA-ve dhe BE-së, eskaloi dhe më tej situatën