“Ata thirrën sigurimin”, flet tifozja që nervozoi serbët duke e bërë shqiponjën para syve të tyre

Ndeshja mes Serbisë dhe Zvicrës në Botërorin e Katarit solli emocione të forta mbrëmjen e djeshme për tifozërinë shqiptare.

Pas golit të parë të Zvicrës nga futbollisti, Xherdan Shaqiri, një tifoze në stadium bëri shqiponjën me duar.

Ky gjest i tifozes shqiptare nuk ju pëlqeu atyre serbë të cilët kanë njoftuar rojet e sigurisë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, tifozja Anila Mahalla ka treguar se ajo ishte ulur pranë tribunës së serbëve dhe ata menjëherë njoftuan rojet e sigurisë. Ajo u shpreh se pas veprimit ajo u detyrua të ndryshonte tribunë.

Lexo edhe:  Curri bën deklaratën e fortë: Naimi dyshohet se ka pasur një marrëdhënie jashtë martesore me një burrë