Asistenti i Kurtit zbulon edhe një problem tjetër të madh: Po na hyjnë qentë endacak nga Serbia

Asistenti i Kurtit, Arianit Beqiri i ftuar në një emision televiziv ka folur për problemin me qentë endacak. Ai dha një deklaratë të çuditshme duke gjetur si problem hyrjen e qenve endacak nga Serbia.

Beqiri ishte i ftuar në cilësinë e asamblistit të LVV-së. Ai tha se Komuna e Prishtinës nuk ka interes të merret më këtë çështje.

“Komuna nuk ka asnjë interes të merret më këtë çështje. Nuk është bërë asnjë ndryshim. Qentë endacak nuk kanë ardhur sot në Kosovë. Nuk ka pasur interes nga Qeveritë e kaluara për ta trajtuar këtë problem”, tha ai.

Asamblisti i VV-së si problem e sheh hyrjen e qenve endacak nga shtet fqinjë e sidomos nga Serbia.

“Është e qartë që kemi qenë që hyjnë edhe nga shtet fiqnjë sidomos nga Serbia. Por, na nuk kemi një mekanizëm kush cilët pronar, çfarë qensh kultivojnë. Pos kësaj është edhe edukimi të cilët nuk e kan disa pronar”, Beqiri në TABU të KTV-së.

Për ta parë videon klikoni KËTU

Lexo edhe:  Fenomeni i rrallë në Tiranë, fëmija lind me këmishë