“As djemtë as burrin s’i kom” – Nëna nga Krusha e Madhe përlot me fjalët për 8 mars

Festa e gruas në Krushë të Madhe u shënua ndryshe.

Në vend të gëzimit atje pati lot e dhimbje për ata që u vranë e masakruan më 25 mars të vitit 1999, shkruan lajmi.net.

Shumë gra të këtij fshati, këtë festë të tyre e shënuan nën emocionin e përkujtimit të më të dashurve të tyre.

Njëra prej tyre, rrëfeu mes lotësh për lajmi.net se si po e përjeton këtë ditë.

“As burrin as djemtë s’i kom”, rrëfente ajo mes lotësh teksa mori një lule për dhuratë.

Kliko këtu për ta shikuar videon

Lexo edhe:  “I tha ‘Ik’, por ajo bëri rezistencë”, flet vjehrri i 33-vjeçares që dyshohet se u vra nga grabitësit