Arrestohet Rron Gjinovci dhe shoku i tij

Aktivistët e Organizatës për Rritjen e Cilësisë në Arsim (ORCA), Rron Gjinovci dhe Dibran Hoxha, janë arrestuar të hënën nga Policia e Kosovës, pas një aksioni simbolik në Fakultetin Filozofik. 

Aktivistët nisën aksion ndaj profesorëve Bujar Dugolli dhe Ardian Kastrati, që u shpallën plagjiatorë nga Këshilli i Etikës.

“Pasi procedurat për vendimin përfundimtar për rastin e plagjiaturës Bujar Dugolli dhe Ardian Kastrati po marrin kohë siç ndodhë rëndon në Universitetin e Prishtinës, kemi vendosur që nga tash e tutje të kalojmë në aktivizëm gueril. Në të gjitha rastet kur institucionet tregohen të paafta për t’i jetësuar vendimet meritore ndëshkuese për kryesit e shkeljeve, ORCA do të reagojë duke iu pamundësuar kryesve aktivitetin e tyre të përditshëm normal. Nuk mund të ketë normalitet në situatë jonormale. Është jonormale që një profesor i dënuar për plagjiaturë të vazhdojë të shfaqet para studentëve, prandaj ne po e normalizojmë situatën duke mos lejuar që kjo të ndodhë”, thuhet në njoftimin e ORCA-s.

Lexo edhe:  Inspektorati largon shitësit ambulant nga sheshet në Prishtinë