Arrestohet personi i dyshuar për hedhje të koktej molotovi në market

Me datën 18 shtator 2025, është arrestuar peroni i dyshuar i shpallur ne kërkim për veprën penale-Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm.

Arrestimi i të dyshuarit : Ç. B., 26 vjeçar shtetas i republikës se Kosovës është bërë në aeroportin e Prishtinës pasi i njëjti pas hetimeve të zhvilluara nga hetuesit e Sektorit Rajonal të Hetimeve, ishte identifikuar dhe ishte shpallur në kërkim i dyshuar për veprën penale -Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm ku dyshohet për hedhje te një shishe me lëndë ndezëse ne një market e ndodhur me 18 gusht 2025, ne rrugën “Mbretëresha Teutë” në Mitrovicën e Jugut .

Pas intervistimit, me aktvendim te prokurorit të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor.

Lexo edhe:  U mblodhën t’i ‘pleqnojnë’ problemet mes një çifti, 52-vjeçari në Gjilan gjuan me armë që t’i frikësojë miqtë