Vdes mitrovicasi Nehat Kamberi, vëllai i kryetarit të LDK-së në Mitrovicë, Safet Kamberi

Sot ka vdekur papritmas mitrovicasi Nehat Kamberi.

I ndjeri ishte vëllau i kryetarit të LDK-së së Mitrovicës, Safet Kamberit, i cili e dha lajmin për vdekjen e të tij, shkruan Jepi zë.

Varrimi i të ndjerit bëhet sot nga ora 18:00 tek xhamia e fshatit Kçiq.

Njoftimi i plotë i Safet Kamberit:

Të All-llahut jemi dhe te ai do të kthehemi!

Sot papritmas, vëllau jonë Nehati ka ndërruar jetë. Na e theu zemrën kjo ikje jotja e shpejtë vëlla. Shpirti yt i bardh, u baft prej banorëve të xhenetit.

Varrimi bëhet sot, nga ora 18 tek Xhamija e Kçiqit.

Lexo edhe:  Tmerrohet 60-vjeçarja në Pejë: Hajni ia vjedh zinxhirin e arit nga qafa dhe zhduket