Arrestohet për dhunim një i dyshuar në Lipjan

Policia e Kosovës sot në Lipjan ka arrestuar një person i cili po kërkohej me urdhëresë të gjykatës.

Ndaj personit të dyshuar me inicialet A. M. (33), shtetas i Kosovës, ka qenë aktive urdhëresa pesë vjet burgim për veprën dhunim.

Pas përfundimit të procedurave të nevojshme policore, personi është dërguar në vuajtje të dënimit.

Lexo edhe:  Operacioni ‘Goditja’: Policia kontrolloi mbi 2 mijë vetura, zbulohet sa armë u konfiskuan