Arrestohet një person në Vushtrri, goditi një tjetër me mjet të mprehtë

Një person në Vushtrri është arrestuar pasi që i njëjti pas një zënke ka sulmuar fizikisht duke goditur me mjet të mprehtë një person të tjetër.

Viktima, siç njofton PK’ja është dërguar në QKUK, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“LËNDIM I RËNDË TRUPORË – Vushtrri 05.08.2023 – 11:35. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti pas një zënke kishte sulmuar fizikisht duke e goditur me një mjet të mbrehtë  viktimen mashkull kosovar. Viktima është dërguar në tretman mjekësorë në QKUK. I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, njofton PK’ja.

Lexo edhe:  Kurti: Po përgatiteshim që dy vite për “Defender Europe”, është fatkeqësi që na përjashtuan