Arrestohet një grua në Deçan, dyshohet se rrahu një burrë dhe një police

Policia e Kosovës (PK) njofton se është arrestuar një grua në Deçan, nën dyshimin se ka rrahur një burrë dhe një zyrtare policore.

Në raportin 24 orësh të Policisë, thuhet se rasti ka ndodhur të mërkurën rreth orës 22:30 dhe është iniciuar si “Dhunë në familje”, raporton “Betimi për Drejtësi“.

“Është arrestuar e dyshuara femër kosovare, pasi që e njëjta ka ushtruar dhunë fizike ndaj viktimës mashkull kosovar. Lëndime trupore nga e dyshuara ka pësuar edhe një zyrtare policore e cila ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit e dyshuara dërgohet në mbajtje”, thuhet në njoftim.

Lexo edhe:  Parashikimi i motit për sot dhe gjatë vikendit