Arrestohet një avokat në Gjilan, mori 8 mijë euro nga klienti për të ndikuar te gjyqtarët

Njësiti i Drejtorisë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit sot në mesditë ka arrestuar një avokat nën dyshimin se ka marrë para nga një palë duke i premtuar se do të ndikojë te gjyqtarët për ta trajtuar një rast.

Hetuesit policor gjate investigimit të këtij rasti kanë gjetur prova në të cilat faktohet se avokati është i përfshirë në këtë ngjarje.

“Hetuesit policorë nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit (DHKEK), përkatësisht Sektori për Hetimin e Korrupsionit, në koordinim me Prokurorinë Themelore në Prishtinë, pas zhvillimit të hetimeve preliminare,  sot më 08.06.2023 ka arrestuar personin e dyshuar H.J., (avokat, mashkull kosovar, viti i lindjes 1985), pasi i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale ‘ushtrim i ndikimit’, thuhet në njoftimin e Policisë.

Sipas Policisë, avokati ka kërkuar dhe pranuar para në shumën prej 8000 euro nga një palë në procedurë pranë Gjykatës Themelore në Gjilan me premtimin që këto para t’ia jap kolegjit të gjyqtarëve, në mënyrë që të njëjtit të nxjerrin vendim në favor të palës se mbrojtur nga i dyshuari.

Pas intervistimit i dyshuari, me vendim të Prokuror

Lexo edhe:  Reduktime të energjisë elektrike sot