Arrestohet i dyshuari për vrasjen e dyfishtë në Gjakovë

Më 25 qershor, dy vëllezër mbetën të vrarë nga arma e zjarrit në fshatin Madanaj të Gjakovës.

Për këtë rast, Policia pati njoftuar po atë natë se është arrestuar një i dyshuar në fshatin Zllakuqan të Klinës.

Mirëpo, policia ditë më parë lëshoi një njoftim për media, ku kërkonte ndihmën e qytetarëve për arrestimin e të dyshuarit Zef (Viktor) Ademaj, pikërisht për këtë rast.

E pas publikimit të fotografisë, Policia tha se i dyshuari Ademaj, banues në fshatin Zllakuqan të Klinës, është vetëdorëzuar në Polici sot.

“Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë, me datën 29.06.2023 ka lëshuar kërkesë për bashkëpunim me qytetarë për arrestimin e personit të dyshuar Zef (Viktor) Ademaj i lindur me 23.03.1988, banues në fshatin Zllakuqan-Klinë, i cili kërkohej për veprën penale “Vrasje e rendë” (ndodhur me datën 25.06.2023 në fshatin Madanaj-Gjakovë). Pas publikimit të fotografisë së personit të kërkuar, i njëjti sot me datë 14.07.2023, është vet dorëzuar në polici. Me vendim të prokurorit të shtetit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, njoftoi Policia, teksa falënderoi të gjithë qytetarët dhe mediat për bashkëpunimin.

Lexo edhe:  “Enver Sekiraqa ka qenë frikacak, nuk ka pas guxim mi dalë përballë Triumfit”