Taksisti që bartë qytetarët nga jugu në veri për 19 vite rrëfen për përvojën e tij

Fazli Peci me profesion taksistë tash e 19 vjet bartë qytetarë nga jugu për në veri.

Në një intervistë për lajmi.net, ai rrëfen për përvojën e tij.

Ai thotë se këtë punë e bën tash e 19-të vjet, dhe thotë se nuk e ka të kufizuar se kënd ta vozit ose jo.

‘’Tash e 19 vjet e bëjë këtë punë, unë barti qytetarë të shumë nacionaliteteve, nuk e kemi të kufizuar kënd me vozitë e kënd jo, për mua çdo qytetarë është pasagjerë’’, thotë Peci.

Ai thotë se shumë qytetarë që banojnë ose në pjesën jugore apo veriore janë të ndikuar nga politika.

Peci thotë se qytetarët përkundër politikës raportet në mes veti i kanë shumë të mira.

Lexo edhe:  “Ma mirë i ruaj delet e mia, sesa delet e gjermanit”. Qytetari bën apel për kthim në vendlindje