Arrestohet i dyshuari për dhunimin e një vajze në Vushtrri

Dje është raportuar në polici një rast i dhunimit.

Viktima, femër kosovare, kishte raportuar se në mbrëmjen e 25 korrikut, rreth orës 21:00, ishte dhunuar seksualisht nga një i dyshuar

Ajo ka deklaruar përpara policisë se i dyshuari në fjalë është i panjohur për të.

Viktima u dërgua për ekzaminim mjekësor.

Ndërkaq, policia ka njoftuar se, pas një pune hetimore, i dyshuari në fjalë është arrestuar.

I dyshuari është shtetas kosovar, i mitur.

Me vendim të prokurorit, i njëjti është dërguar në mbajtje.

Lexo edhe:  Një ditë para protestës së paralajmëruar, Mitrovica Veriore mbushet me flamuj të Serbisë