Arrestohet dhe dërgohet në burg Kreshnik Sefedini – i dënuar për import dhe eksport të armëve

I dënuari për import dhe eksport të armëve, Kreshnik Sefedini, është arrestuar dje nga Policia e Kosovës.

Ai ka qenë i kërkuar nga Gjykata për shkak të urdhëresës aktive që ka pasur.

Gazeta Sinjali zbulon se pas përfundimit të procedurave ndaj tij, i njëjti është dërguar menjëherë në vuajte të dënimit.

Në dhjetor të vitit të kaluar Sefedini ishte dënuar me një vit burgim dhe 1 mijë euro gjobë për import dhe eksport të armëve.

Dënimin me burgim ai do ta vuaj tash, pasi është kapur dje nga Policia.

Sefedini ishte pjesë e grupit prej nëntë të akuzuarve që ishin dënuar me 22 vjet e 10 muaj burgim dhe 26 mijë euro gjobë për import dhe eksport të armëve.

Sipas aktakuzës, Albert Fazliu, Advan Sopa, Perparim Fazliu, Arben Fazliu, Petrit Fazliu, Gazmend Falziu, Milaim Shabani, Isa Rexhepi, Ragip Mehmeti, Nuhi Mazreku, Petrit Morina, Arben Hoxha, Kadri Pantina, Kreshnik Demaku, Besim Javori dhe Mentor Fazliu, Xhevahir Suma, Shefki Hyseni, Fadile Iseni, Kreshnik Sefedini, dhe Drilon Fazliu akuzohen për veprat penale “Pjesëmarrja dhe organizimi i grupit kriminal të organizuar” lidhur me veprën penale “Importi, eksporti, furnizimi, transportimi, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitje e paautorizuar e armëve apo materieve plasëse” dhe për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve.

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës kishte ngritur aktakuzë më 10 dhjetor 2019.

Disa nga të përmendurit në aktakuzë janë liruar më vonë në mungesë të provave.

Lexo edhe:  Parashikimi i motit për sot dhe ditëve në vijim