Arrestohet burri nga Lipjani, e rrahu gruan e tij dhe ia mori fëmijën shtatë muajshe  

Një burrë nga Lipjani është arrestuar pasi dyshohet se e ka sulmuar fizikisht gruan e tij.

Po ashtu, ai thuhet se ia ka marrë asaj fëmijën shtatë muajshe.

Rasti ka ndodhur të premten rreth orë 22:00, njoftoi Policia e Kosovë.

“Viktima ka pranuar tretman mjekësor,  me vendim të prokurorit fëmija i është  kthyer viktimës ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e PK-së.

Lexo edhe:  Të shtëna me armë në Klinë, dyshohet për të plagosur