Arrestohet banori në Viti, pasi kishte shtënë me armë zjarri

Policia në Gjilan ka arrestuar një person, pasi që nën dyshime ai kishte gjuajtur me armë zjarri.
Ndërsa pas kontrollit tek i dyshuari, policia ka gjetur armën e tij të tipit AK-47 me një set për pastrim dhe 23 copë gëzhoja kalibrit 7.62 mm, thuhet në njoftim.

Dhe pas intervistimit i dyshuari me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, nën dyshimin se i njëjti ka shtënë me armë zjarri. Gjatë kontrollit tek i dyshuari është gjetur dhe konfiskuar një AK-47 me  një set për pastrim dhe 23 copë gëzhoja cal-7.62 mm. I dyshuari pas intervistimit, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Lexo edhe:  Mot i ngrohtë dhe me diell, sa do të shkojnê temperaturat sot në Kosovë?