Arrestohen tre persona për posedim të substancave narkotike

Janë arrestuar tre persona në Suharekë dhe janë dërguar në mbajtje pasi u janë gjetur mbi 100 gramë substancë narkotike, raporton teve1.info

Sipas raportit të Policisë, gjatë kontrollit në shtëpitë e tyre, në cilësi të provave materiale janë gjetur dhe konfiskuar edhe katër telefona dhe një veturë me targa vendore.

“Suharekë /22.11.2023-14:20 Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë pasi gjatë kontrollit në shtëpitë e tyre janë gjetur dhe konfiskuar : 116.83 gr. substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë dhe 70 qese plastike të zbrazëta të cilat përdoren për paketimin e substancave narkotike. Në cilësi të provave materiale janë konfiskuar 4 telefona si dhe një veturë me targa vendore. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në komunikatë.

Lexo edhe:  37-vjeçarja ballafaqohet me një grua në mes të rrugës, ia merr nga qafa zinxhirin e arit