Arrestohen katër persona pasi e rrahën një tjetër në Dragash
Katër persona janë arrestuar pasi që dje e kanë sulmuar fizikisht një tjetër në Dragash.
Në raportin 24 orësh të policisë thuhet se gjatë përleshjes është dëmtuar dera e hyrjes së një objekti.
Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.
“Dragash 30.10.2023 – 21:30. Janë arrestuar katër të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që kanë sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar. Gjatë përleshjes është dëmtuar dera e hyrjes së një objekti. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë.