Arrestohen gjashtë persona, konfiskohen artikuj të dëmshëm ushqimorë
Policia kufitare bashkë me Doganën e Kosovës kanë kryer një operacion në pesë lokacione.
Si rezultat janë prangosur gjashtë të dyshuar, derisa janë konfiskuar artikuj të ndryshëm ushqimorë me përmbatje të dyshimtë, që janë marrë si prova materiale.
“Ndaj të dyshuarave janë iniciuar rastet: ‘kontrabanda me mallra’, ‘prodhimi dhe vënia në qarkullim e artikujve të dëmshëm ushqimorë’, ‘mashtrimi i blerësve’ dhe ‘mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve’”.
Me aktvendim të prokurorit që të gjashtë të arrestuar nga akioni i kryer në Prishtinë, Ferizaj, Graçanicë dhe Prevallë janë dërguar në mbajtje deri në 48 orë.