Arrestohen edhe dy të dyshuar për dhunimin e 11-vjeçares

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, njoftoi se janë arrestuar edhe dy persona, nga pesë të dyshuar, për dhunimin e një 11-vjeçareje në Prishtina.

Sveçla shkroi në Facebook se ka kërkuar angazhim maksimal për arrestimin e të dyshuarve, derisa shtoi se koordinimi me organet kompetente është i domosdoshëm “sepse nuk ka asnjë dilemë që dënimi ndaj këtyre kriminelëve duhet të jetë maksimal”.

“Nuk duhet dhe nuk do të tolerohet asnjë veprim që cenon jetën, integritetin dhe mirëqenien e të gjithë qytetarëve tanë. Vendi ynë duhet dhe do të jetë vend i sigurt për të gjithë, sidomos për vajzat dhe gratë, dhe nuk ka asnjë alternativë tjetër”, shkroi ministri i Brendshëm.

Pesë persona dyshohet se dhunuan një vajzë 11-vjeçare në Prishtinë, të shtunën, në periudhën kohore 17:30 – 00:30. Deri më tani janë arrestuar katër të dyshuar.

Lexo edhe:  “Ma mirë me vdekë edhe unë”, i riu trishtohet pasi ia mori jetën 19-vjeçarit në aksident në Prishtinë