Arrestohen dy persona në Mitrovicë e Vushtrri, u kapën me substanca narkotike

Dy persona janë arrestuar në 24 orët e fundit në raste të ndara në Mitrovicë e Vushtrri, pasi u kapën me substanca narkotike.

Policia bën të ditur se të dy të dyshuarit janë shtetas të Kosovës,

“Në 24 orët e fundit, njësitet policore në Mitrovicë e Vushtrri, kanë arrestuar dy person të dyshuar për substancë të dyshuar narkotike. Në rastin e parë, arrestimi i të dyshuarit është realizuar në bulevardin “Isa Boletini” në Mitrovicën e Jugut, ku gjatë kontrollit te i dyshuari është gjetur dhe konfiskuar substancë e dyshuar narkotike prej 2.7 gram. Ndërsa në rastin e dytë, në rrugën ‘Bahri Kuqi” në Vushtrri, është arrestuar i dyshuari pasi tek i njëjti është gjetur dhe konfiskuar një qese e vogël me substancë narkotike. Në cilësi të të dyshuarve janë intervistuar dy të dyshuarit, të dy shtetas të Republikës së Kosovës”, bëhet e ditur në njoftim.

Sipas PK-së, me urdhër të prokurorit dy të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt, ndërsa janë iniciuar raste për veprën penale “Posedimi i paautorizuari i substancave narkotike”.

Lexo edhe:  Rast i rëndë në një kafene të muzikës live: Një i vrarë dhe një i plagosur