Ariu dëmton bletët e familjes Ahmeti në fshatin Kutllovc të Mitrovicës

Në fshatin Kutllovc të Mitrovicës, një ari ka depërtuar në oborr të shtëpisë së familjes Ahmeti, ku si përfundim janë dëmtuar disa bletë.

Lajmin për “Jepi zë” e ka konfirmuar një anëtar i familjes Ahmeti.

Ai ka thënë se kur kanë shkuar në fshat kanë parë kosheret e bletëve të shkatërruara, ndërsa kjo ka ndodhur dje në mëngjes.

Familja nuk dyshon në askend por në bazë të rrëmujës së mbetur si një mënyrë e tillë e shkatërrimit të ambientit ku po kujdesej për bletët, askush tjetër nuk mund të jetë përveç ndonjë ariu.

Për më shumë detaje ja fotografitë:

Lexo edhe:  E dhimbshme, vdes 22 vjeçari nga Suhareka