Arbnor Rifati është trajneri i arrestuar për kurdisje

Drejtoria e Krimeve Ekonomike të Policisë së Kosovës sot ka zhvilluar një aksion në qytetin e Prizrenit.

Burime të “Indeksonline” bëjnë të ditur se bëhet fjalë për arrestime të dy personave të përfshirë në kurdisje të ndeshjeve.

Bëhet fjalë për Daut Mehmetin, referi i FIBA-së si dhe një trajner të basketbollit kosovar dhe trajneri i arrestuar është Arbnor Rifati.

Policia ende nuk ka dal me një qëndrim rreth këtij aksioni.

Lexo edhe:  Postimi prekës i mitrovicasit, pas humbjes së motrës dhe dhëndrit në aksidentin tragjik në Çubrel: Sikur të dija se është dreka e fundit me juve sot