Antidroga arreston pesë persona në rajonin e Prishtinës, kapet drogë në vlerë të rreth 10 mijë eurove

Një aksion i Njësisë për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë i zhvilluar në fshatin Bardhosh të Prishtinës ka rezultuar me sekuestrimin e një sasie të drogës në vlerë rreth 10 mijë euro dhe arrestimin e pesë personave të dyshuar.

Gjatë bastisjes, Policia ka gjetur dhe sekuestruar ndër të tjera edhe armë, telefona e vetura shkruan Gazeta Sinjali.

Në njoftim thuhet se me vendim të Prokurorit të Shtetit, dy persona të dyshuar janë dërguar në qendrën e mbajtjes, kurse tre të tjerë pas intervistimit janë dërguar në procedurë të rregullt.

Gjatë realizimit të operacionit të bastisjes dhe kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar provat si në vijim:

Tek i dyshuari me iniciale (A. P;1978) në gjep i janë gjet (9) qese me narkotik të llojit kokainë me peshë prej 5 gr. dhe (770) Euro, kurse ne veturen e tij BMW X6, janë gjet (435) euro para të gatshme.

Në lokal/kafene në pjesën e banakut i janë gjetur edhe një (1) paketim me 99.2 gr. substancë e dyshuar narkotike kokainë, një peshore elektronike, një armë/revole me një karikator dhe (7) fishek, në një dollap në banak janë gjet edhe 18 fishekë.

Kontrolli ka vazhduar në shtëpinë dhe objektet përcjellëse të personit të dyshuar ku në njërën nga Garazhet është gjet:  një qese me narkotikë të dyshuar si kokainë me peshë (5) gr. dhe në një dollap është gjet edhe një revole e modelit Zoraki me një fishek me gaz.

Ne veturën pasat pronë e të dyshuarit me iniciale (F.B.) janë gjet (5) qese me substancë narkotike të dyshuara të llojit marihuanë me peshë 2.2 gr. dhe (4) qese me substancë të dyshuar kokainë me peshë 2.1 gr.

Lexo edhe:  Mjegulla shkakton kaos në aeroportin e Prishtinës, anulohen disa fluturime

Tek personi i dyshuar me iniciale (E. U.) janë gjet (3) qese me narkotikë të dyshuar e llojit marihuanë me peshe 3.5 gr.

Tek i dyshuari me iniciale (A.P; 1986) jenë gjetur dy qese me narkotikë e dyshuar e llojit kokainë me peshe 4.1 gr.

Tek i dyshuari me iniciale (L.K.) është gjet një qese me narkotikë e dyshuar e llojit KREK me peshë 0.5 gr.

Në lidhje me rastin janë konfiskuar edhe tre (3) telefona celularë.

Vlera e substancave narkotikeve të  konfiskuar në shitje me pakicë arrin rreth dhjetë mijë Euro(10 000).

Lidhur me rastin është konsultuar Prokurori i krimeve të rënda, ku me Aktvendim të tij dy persona të dyshuar dërgohen në qendrën e mbajtjes, kurse tre (3) të tjerët pas intervistimit dergohen në procedurë të rregullt.