AMIR RRAHMANI realizon gol fantastik për Napolin në përballje ndaj Atalantës

Qendërmbrojtësi i Kosovës, Amir Rrahmani, po vazhdon të shkëlqejë në fanellën e Napolit. Ylli nga Prishtina ka realizuar të shtunën gol me kokë në përballjen e liderit të ligës italiane me Atalantan. Ai shënoi në minutën e 77-të për 2:0. Realizoi me kokë pas harkimit të Elif Elmasit nga rivënia këndore. Ishte goli i dytë për Rrahmanin këtë edicion. Napoli është duke marshuar sigurt drejt titullit. Në rast fitoreje sonte, ikën në 18 pikë nga ndjekësi i parë teksa kanë mbetur edhe 12 ndeshje deri në fund.
Lexo edhe:  A e kapi e nemura e Gani Germisë? Mergim Berisha ka këputur ligamentin, do të jetë jashtë fushës për disa muaj