“Allahu na bashkoftë në Ahiret”, postimi prekës i gruas së të riut nga Deçani që vdiq në vendin e punës

Anita Lataj, bashkëshortja e të riut, Jeton Lataj i cili humbi jetën tragjikisht në vendin e tij të punës, ka shprehur dhimbjen e saj me fjalë prekëse për tashmë të ndjerin.

Ajo përmes një postimi në një “Story” në “Facebook” ka shprehur dëshirën e saj për t’u takuar përsëri me Jetonin.

“Inshallah në xhehnet shpirti jem i bardhë, Allahu na bashkoftë në Ahiret”, ka shkruar ajo.

Ndërsa, lajmin e hidhur për vdekjen e Jeton Lataj nga Carrabregu i Deçanit, e kanë bërë të ditur familjarët përmes postimeve në rrjete sociale.

“Esht gjetur i vdekur ne vendit e punes  Jeton Lataj. ALLAHU me Xhenet e shperbleft familjes sabrin gajretin jav shtoft”, thuhet në njoftimin e familjarëve.

Lexo edhe:  “Eskperti i arratisjeve” – Kush është personi që u arrestua sot pas aksionit të policisë në Dragodan