Albin Kurti e cakton ministër Hysen Durmishin në vend të Liburn Aliut
Pas dorëheqjes së Liburn Aliut, kryeministri në detyrë, Albin Kurti, e ka emëruar Hysen Durmishin si ushtrues të detyrës së ministrit të Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës.
Liburn Aliu dha dorëheqje gjatë ditës nga posti i ministrit, pasi tha se nuk ishte i kënaqur me zgjedhjen e Dimal Bashës si kryetar kuvendi.
Dorëheqjen e Aliut e ka komentuar gjatë ditës Durmishi, por që ishte i rezervuar, teksa tha se Aliu nuk është deputet, s’ka qenë kandidat për deputet dhe nuk është anëtar kryesie në VV.
“Nuk e di, pyetni Liburn Aliun për këtë çështje. Liburn Aliu nuk është deputet. Nuk ka qenë as kandidat për deputet. Nuk është anëtar Kryesie në Vetëvendosje. Do të thotë vendimet në Lëvizjen Vetëvendosje merren në strukturat e Lëvizjes Vetëvendosje”.