Aksioni ‘Shpata’ në veri, arrestohet një i dyshuar për përpunim e kultivim të lëndëve narkotike

Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë ka arritur që në vazhdën e operacionit policor ‘Shpata’ ku u zbuluan tre laboratorë droge në veri të vendit, të identifikojë dhe të arrestojë edhe një person të dyshuar.

Përmes një komunikate për media, Policia njofton se i dyshuari R.K, 55-vjeçar, është arrestuar sot dhe i njëjti dyshohet për dy vepra penale.

“I dyshuari është intervistuar dhe ndaj tij është iniciuar rasti në drejtim të dy veprave penale: ‘prodhimi dhe përpunimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope, analoge apo veglave, pajisjeve apo materialeve narkotike’ dhe ‘’kultivimi i bimës së hashashit, shkurres së kokainës ase bimëve të kanabisit’”, thuhet në njoftim.

Pas përfundimit të procedurave policore, i dyshuari me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Kujtojmë që në kuadër të operacionit policor ishin zbuluar tre laboratorë me bimë narkotike; dy laboratorë me rreth 1200 bimë narkotike, si dhe laboratori i tretë (pa bimë) me pajisje të sofistikuara për kultivim të bimëve narkotike në të.

Po ashtu policia kishte arrestuar dy persona të dyshuarit, Nikola Filgjokic dhe Ivan Slavic.

Njoftimi i plotë i Policisë:

Më 12.02.2023, hetuesit policorë nga Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë, patën zhvilluar një operacion policorë, të koduar me emrin ‘Shpata’, në rajonin e Mitrovicës Veri, meqëllim të luftimit të kultivimit të lëndëve narkotike.

Gjatë realizimi të atij operacioni policor ishte arritur të zbuloheshin tre laboratorë me bimë narkotike; dy laboratorë me rreth 1200 bimë narkotike, si dhe laboratori i tretë (pa bimë) me pajisje të sofistikuara për kultivim të bimëve narkotike në të. Gjatë realizimit të operacionit policorë në fjalë, policia kishte arrestuar dy persona të dyshuar meshkuj serb.

Sot, më 04.04.2023, rreth orës 15:20, në vazhdën e hetimit të rastit të lart-cekur, policia ka identifikuar dhe arrestuar edhe një të dyshuar (të dyshuarin e tretë): R.K., (viti i lindjes 1968, mashkull serb kosovar).

I dyshuari është intervistuar dhe ndaj tij është iniciuar rasti në drejtim të dy veprave penale:

‘prodhimi dhe përpunimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope, analoge apo veglave, pajisjeve apo materialeve narkotike’ dhe ‘’kultivimi i bimës së hashashit, shkurres së kokainës ase bimëve të kanabisit’.

Pas, intervistimit, me aktvendim të prokurorit, i dyshuari dërgohet në mbajtje deri në 48 orë.

Policia mbetet e përkushtuar në luftimin e të gjitha aktiviteteve kriminale në vend, në veçanti luftë e pa kompromis do të zhvillohet ndaj personave apo grupeve kriminale që merren me abuzimin, posedimin, kultivimin apo trafikimin e substancave narkotike (drogave) në përgjithësi.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Lexo edhe:  Ndodh edhe kjo: Gjakovari i shkon disa herë te lokali një gruaje dhe e kërcënon, thotë se i përngjan dikujt që s’i pëlqen