Aksion i Antidrogës: Sekuestrohet rreth 1 kg marihuanë e kokainë, arrestohen tre persona

Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë, ka zhvilluar sot një aksion në dy lokacione, që rezultoi me sekuestrimin e një sasie të drogës dhe arrestimin e tre personave të dyshuar.

Gjatë bastisjeve që u kryen, përveç substancave narkotike, Policia ka sekuestruar edhe armë e para të gatshme, raporton Gazeta Sinjali.

Në njoftimin e Policisë thuhet se operacioni u krye në fshatin Mazgit dhe në qytetin e Obiliqit.

Të dyshuarit që u arrestuan janë V.D., (viti i lindjes 1995), E.A., (viti i lindjes 2001) dhe D.K., (viti i lindjes 2000).

Gjatë kontrollit të personave dhe banesës të cilën e përdornin të dyshuarit, janë gjetur dhe konfiskuar:

Dhjetë paketime, dyshohet të jetë marihuanë me peshe të përgjithshme 672.1 gr.,
Dy paketime dyshohet të jetë kokainë me peshë prej 0.6 gr.,
Dy peshore digjitale,
Një armë (revole),
Para të gatshme 1940 euro,
Një fletore me shënime dhe katër telefona celular.
Vlera e përafërt në treg e lëndëve narkotike të konfiskuara është rreth 3600 euro.

Me vendim të Prokurorit është iniciuar rasti ndaj tre të dyshuarve dhe të njëjtit janë dërguar në mbajtje për 48 orë.

Lexo edhe:  Të pakënaqur me shtesat e rrezikshmërisë, FIT protestojnë sërish javën tjetër – pritet t’u bashkohen edhe njësi tjera