Aksidentohet një motoçiklist në Gjakovë, dërgohet në spital pas lëndimeve të marra

Po vazhdojnë shkeljet e rregullave në komunikacion, e mos vëmendja në rrugë gjatë kohës kur timoni është në duart e vozitësit, gjë që po sjellë aksidentet e shumta në Kosovës, raporton Sinjali.

Raportit të aksidenteve të trafikut i është shtuar edhe një tjetër aksident, i cili ka ndodhur në rrugën “Shkodrani” në Rahovec, rreth dy orë më parë.

Në të u përfshi një ngasës i motoçikletës, i cili përveç dëmeve materiale të cilat i shkaktoi, u lëndua edhe vetë, me ç’rast ka vazhduar trajtimin mjekësor në spitalin rajonal në Gjakovë.

Rastin për Sinjalin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.

“Rreth orës 19:30 në rrugën “Shkodrani” në Rahovec është raportuar për një vetë aksident trafiku ku e përfshirë ka qenë një motoçikletë. Për pasojë (përveç dëmeve materiale) ngasësi i motoçikletës (mashkull i moshës madhore), ka pësuar lëndime dhe është dërguar në spitalin rajonal në Gjakovë. Rasti është duke u trajtuar nga Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor”, njoftoi Elezaj.

Lexo edhe:  Gruaja e Rexhep Selimit, Shqipja: Takohemi një herë në muaj dhe flasim me video kamera