Aksident mes dy veturave në rrugën Prishtinë – Mitrovicë, lëndohet një person

Numri i madh i aksidenteve në trafik po vazhdon të jetë shqetësues. Çdo ditë raportohet për aksidente të shumta në komunikacion dhe në të shumtën e rasteve shkaktohen si pasojë e pakujdesisë së shoferëve gjatë vozitjes, duke rrezikuar kështu jetën e tyre dhe të pjesëmarrësve tjerë në trafik.

Një aksident në trafik ka ndodhur sot në rrugën Prishtinë – Mitrovicë, ku janë përplasur dy automjete dhe për pasojë një person ka marrë lëndime trupore.

Pasagjeri i lënduar u dërgua në Qendrën Emergjente në Mitrovicë për tretman mjekësor, kurse në vendin e ngjarjes ka dalë edhe Policia.

Një sinjalizues i Sinjali ka bërë të ditur se deri te aksidenti dyshohet të ketë ardhur për shkak të mospërshtatjes së shpejtësisë me kushtet e rrugës dhe mosmbajtjes së distancës.

Kujtojmë se në vazhdimësi bëhet thirrje për kujdes në komunikacion, pasi rastet e aksidenteve me fatalitet nuk po kanë të ndalur dhe shkaktarët më së shpeshti janë moszbatimi i rregullave.

Lexo edhe:  Aksident në Cërrcë të Istogut, ka të lënduar