Aksidentohet në Prishtinë automjeti i Ambasadës së Maqedonisë së Veriut

Një automjet zyrtar i Ambasadës së Maqedonisë së Veriut në Kosovë është aksidentuar sot në rrugën Prishtinë – Fushë Kosovë.

Sinjalizuesit bëjnë me dije se në aksident është përfshirë edhe një veturë tjetër e tipit Golf.

Si pasojë e përplasjes së dy automjeteve, janë shkaktuar dëme materiale.

Policia e Trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe sipas informatave të para shoferi i veturës Golf e ka shkaktuar aksidentin.

Lexo edhe:  Bujar Muli nga Vushtrria synon ta rrëzojë “bikun”