Parashikimi i motit për sot dhe ditëve në vazhdim

Sot pritet të mbajë mot me vranësira të shpeshta, reshje e rrebeshe shiu dhe intervale kohore me diell. Vende-vende, herë pas here priten rrebeshe intensive shiu me vetëtima, bubullimë dhe mundësi për breshër sidomos në Dukagjin dhe juglindje të vendit. Temperaturat do të shënojnë ulje dhe ajo maksimale parashihet rreth 19 gradë Celsius.

Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Kosovën lindore dhe Mal të Zi pritet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me reshje rrebeshe të shpeshta shiu me vetëtima, bubullimë dhe breshër. Në Shqipëri priten shumë më shumë intervale kohore me diell se në viset tjera. Rebeshe intensive nesër priten edhe në Maqedoninë e Veriut sidomos orëve të pasdites, por do të ketë edhe intervale kohore me diell.

Të premten na pret mot me vranësira e intervale kohore me diell. Në Kosovë pak reshje, kurse në Shqipëri pasdite priten rrebeshe dhe stuhi shiu me vetëtima dhe bubullimë sidomos në pjesët qendrore dhe jugore të vendit.

Për fundjavë na pret mot jo aq i ngrohtë, me vranësira e intervale të gjata kohore me diell. Reshjet do të jenë të pakta dhe izoluara. Vetëm në jug të Shqipërisë pasditeve parashihen rrebeshe dhe stuhi të izoluara shiu me vetëtima dhe bubullimë./MeteoBallkan

Lexo edhe:  Aksidenti mes dy veturave mbrëmë në Podujevë – lë të vdekur një femër