Aksidenti tragjik me dy viktima dhe një të plagosur në Milot, trafikndarësja ndan në dysh makinën e të rinjve
Një aksident tragjik me dy viktima dhe një të plagosur u shënua në orët e para të mëngjesit të sotëm në aksin rrugor “Milot – Tuneli Kalimashit”, në vendin e quajtur “Vau Shkjeze”, Rrubik.
Viktima të aksidentit mbetën të rinjtë Marius Çeça, 31 vjeç, dhe Denis Gjeta, 30 vjeç, banues në Tiranë.
Ndërsa shoferi, Marsel Busho është dërguar në spitalin e Traumës për mjekim.
Siç shihet dhe në foto makina me të cilën udhëtonin tre të rinjtë është ndarë në mes nga trafik-ndarësja e rrugës.
Shkaku i aksidentit nuk dihet ende ndërsa policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendin e ngjarjes.
Aksidenti ka ndodhur rreth orës 02:30 të mëngjesit të sotëm.