Aksidenti në Gjakovë: Shoferi tejkaloi dhe goditi veturën tjetër në përball kalim, thyen këmbën

Shoferët e dy veturave që u përfshinë në aksidentin e rëndë që ka ndodhur pasditen e sotme në Korenicë të Gjakovës, kanë pësuar lëndime trupore dhe tashmë janë dërguar për në spital, raporton Gazeta Sinjali.

Lajmin e ka konfirmuar edhe Policia, me ç’rast është bërë e ditur se shoferi që dyshohet se shkaktoi aksidentin fillimisht kishte tejkaluar në mënyrë të pasigurt dhe më pas ka goditur automjetin tjetër në përball kalim.

Si pasojë e përplasjes, shoferi i dyshuar ka thyer këmbën, ndërsa shoferi tjetër ka pësuar lëndime të lehta dhe fatmirësisht të dy janë jashtë rrezikut për jetë.

Gazeta Sinjali pak më parë ka publikuar edhe pamje nga vendi i ngjarjes, ku shihet se si dy veturat kanë përfunduar jashtë rrugës dhe janë shkaktuar dëme të mëdha materiale.

Lexo edhe:  Arrestohen dy persona për falsifikim parash dhe sekuestrohen mbi 1 mijë e 700 euro