Aksidenti i rëndë në magjistralen e Mitrovicës, Policia jep detaje

Një aksident trafiku ka ndodhur mes tri veturave gjatë mbrëmjes së sotme në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë, ku si pasojë janë lënduar gjashtë persona.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

“Aksident trafiku me lëndime Sonte, rreth orës 20:30, është raportuar për aksident trafiku i ndodhur në rrugën nacionale Mitrovicë- Prishtinë në kilometrin 18,  segmenti rrugor në  Stanovc  në aksident  janë përfshirë tri vetura, si pasoj e aksidentit gjashtë persona janë  lënduar”, tha Zahiti.

Lexo edhe:  Kosovarët nuk ia "huqin" Shëngjinit, mbushet plot